Pas mbylljes së protestës së Berishës, Lapaj vendoset te Kryeministria: Kauza është e njëjtë, por jo mënyra

Pas mbylljes së protestës së opozitës, kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u vendos përpara Kryeministrisë.
Në një lidhje live në Facebook, ai komentoi ndarjen e protestës së tij nga ajo e Partisë Demokratike, duke sqaruar se kauza është e njëjtë, por qëllimi duhet të jetë mendimi për Shqipërinë dhe jo rritja e partive.
Lapaj paralajmëroi se kjo ndarje nuk duhet të shndërrohet në përçarje mes forcave opozitare dhe theksoi se përfituesi i vetëm nga një situatë e tillë është kryeministri Rama.
“Jetojmë në një kohë kur askush nuk duhet të mendojë ‘si të rrisim partinë’, por ‘si të rrisim Shqipërinë’. Nëse secili qëndron në gardhin e vet, Rama na mund të gjithëve.
Nëse dalim përtej dhe populli zbarkon masivisht në rrugë, Rama e ka të vështirë dhe do të ikë.
Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar situatën, duke iu bashkuar qytetarëve dhe duke u ngritur të gjithë së bashku kundër makutërisë dhe korrupsionit”, u shpreh Lapaj.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
