“Ke marrë 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 protestues!”, Lapaj i përgjigjet analistit: Hajde t’i nxjerrim! O do të bjerë Edi...

22 Dhjetor 2025, 22:37 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ke marrë 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 protestues!”,

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin Andi Tela që e pyeti se pse partia që ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit nuk mbledh as 64 protestues te kryeministria ku Lapaj po qëndron prej rreth 15 ditësh. Lapa e pranoi se është vrarë nervi i shoqërisë, por e ftoi gazetarin që shkonte dhe t’i bashkohej protestës.

“Unë kam 15 ditë që them kjo duhet të jetë protestë e qytetit. Unë kam dalë këtu pa logo. Nuk është koha të rrisim partitë, por Shqipërinë. Ta shpëtojmë nga pengmarrja. T’i lëmë logot te selitë. Të bashkohen të gjithë për ta detyruar këtë zotërinë të largohet.

Kjo fitohet kur dalin të gjithë. Qytetarët të dalin masivisht pa dallim. Mund të mos e duam njëri-tjetrin, por kemi një hall të përbashkët: Edi Ramën që vjedh shqiptarët. Nëse jemi veç e veç, Edi Rama na mund të gjithëve”-tha Lapaj.

Më pas ai debatoi me analistin Andi Tela pasi e pyeti pse ajo parti që mori mbi 64 mijë vota në zgjedhje nuk mbledh dot as 64 njerëz në protestë.

“Unë kam dalë si qytetar këtu. Partia nuk më vlen më shumë se Shqipëria. Unë e nisa i vetëm. E konsiderova si aktivizëm qytetar. Janë mbi 30 që flenë përnatë këtu. Të shtunën në shesh kanë qenë të paktën 2 mijë persona. Në protestën e dytë do të jenë goxha më shumë. Në Shqipëri është vrarë fryma, është  vrarë nervi. Edhe ti (i drejtohet Andi Telës) duhet të vish këtu. Po nuk e bën dot, më thuaj bravo që po e bëj unë. Kjo tani po rritet. Të shtunën ishin 2 mijë, të shtunën tjetër  mund të jenë 5 mijë. Kjo nuk është çështje vetëm e imja, por edhe e juaja. Kjo hajdutëri e madhe ka dëmtuar edhe vendin tuaj. 

Në këtë republikë talllavaje, ku njerëzit janë trajtuar si çështje e dorës së dytë, ku kanë kuptuar se të gjithë e kanë jo seriozisht, sigurisht që vritet besimi. Askush nuk mund të më thotë mua: pse nuk nxjerr njerëzit. Hajde t’i nxjerrim. Që ka vdekur nervi është fakt. Ne po mundohemi që kësaj shoqërie në gjendje kome t’i kthejmë jetën. Dua që vajzës time nesër t’i them se babai yt e bëri luftën e vet. O do bjerë Edi, o do më lërë shëndeti mua''.

Po ndodh...

ide