Jo paqe, por bomba për Krishtlindje. Zelensky ngre alarmin: Sulme masive për festa

22 Dhjetor 2025, 23:20 / BOTA ALFA PRESS

Jo paqe, por bomba për Krishtlindje. Zelensky ngre alarmin: Sulme masive

Në vend të paqes për Krishtlindje, siç kërkon Presidenti amerikan Donald Trump, Ukraina pret sulme masive nga ana e Rusisë.

Alarmin për përshkallëzim të luftës gjatë festave e ngriti Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, sinjalet që po vijnë nga Moska janë një formë intimidimi ndaj të cilës Ukraina do të përgjigjet duke fuqizuar përpjekjet e inteligjencës dhe mbrojtjes ajrore. Deklarata e tij vjen disa orë pas vrasjes së një gjenerali rus me një autobombë në zonën jugore të Moskës.

Autoritetet kanë thënë se dyshojnë që pas sulmit që i mori jetën gjeneralit Fanil Sarvarov është dora e shërbimeve ukrainase. Me gjithë zhvillimet në terren, i dërguari i posaçëm i SHBA, Steve Wittkof tha se Rusia mbetet e përkushtuar për paqen në Ukrainë.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan, Vance pohoi se Kievi me gjasë do të humbasë rajonin e Donjetskut. Sipas tij, edhe liderët ukrainas e kanë pranuar privatisht se diçka e tillë do të ndodhë herët a vonë.  

Po ndodh...

ide