Abilekaj: PD nuk mund të udhëheqë një protestë që të sjellë rezultat

Opozita shqiptare e drejtuar nga Partia Demokratike mbajti sonte një protestë te selia e qeverisë shqiptare. Analisti Enton Abilekaj, në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se ishte një protestë e zakonshme dhe pa entiziazëm të madh, duke e cilësuar një demonstrim të mirë force.
"Ishte një protestë që në pritshmëritë e njerëzve, kishte një pjesëmarrje të mirë. Entuziazmi nuk ishte shumë i madh, ishte një protestë e zakonshme.
Problemi është që protestat e dimë çfarë sjellin. Ajo pas fjalimin të Berishës, ishte një skemë shumë e qartë.
U largua lidershipi dhe njerëzit shprehën atë zemërimin për të thënë që partia nuk ka lidhje me këto akte.
Partitë politike nuk mund të udhëheqin dhunë, pra nëse nuk ka një protestë paqësore do të jetë e vështirë të ketë një revoltë popullore që të tërhiqet dhe të shkojmë në qeveri teknike. Nuk mendoj se PD mund të udhëheqë një protestë që të sjellë rezultat. Protesta ishte një manifestim i mirë force”-tha Abilekaj.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


