Trump tërheq pothuajse 50 ambasadorë anembanë botës, ata ishin të emëruar nga...

22 Dhjetor 2025, 19:19 / BOTA ALFA PRESS

Trump tërheq pothuajse 50 ambasadorë anembanë botës, ata

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi pothuajse 50 ambasadorë në të gjithë botën, raporton sot New York Post.

Tërheqja e gjithsej 48 përfaqësuesve diplomatikë nga Afrika, Azia, Evropa Lindore, si dhe Amerika Qendrore dhe Jugore pasoi një zëvendësim masiv të zyrtarëve të emëruar nga ish-Presidenti Joseph Biden gjatë muajve të parë të mandatit të dytë të Trump, sipas gazetës.

“Është një proces standard në çdo administratë”, tha sot për New York Post një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili nuk është identifikuar.

Siç shtoi ai, ambasadori është përfaqësuesi personal i presidentit dhe kreu i shtetit ka të drejtë të sigurojë që ai të përfaqësohet në çdo vend nga ata që promovojnë axhendën “Amerika e para”.

Midis ambasadorëve të tërhequr nga vendet afrikane janë përfaqësues diplomatikë në Kong , Egjipt, Nigeri, Ruandë, Somali dhe Sudanin e Jugut.

Kur bëhet fjalë për Evropën, ambasadorët nga Armenia, Lituania, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia , ndër të tjerë, u tërhoqën, thuhet në gazetë.

Afrika është kontinenti nga i cili u tërhoq numri më i madh i ambasadorëve amerikanë, 25 prej tyre, dhe u thirr edhe përfaqësuesi në Bashkimin Afrikan.

Po ndodh...

ide