“Kam hakeruar telefona”, detektivja private rrëfen rastet: E vështirë të investigosh politikanët! Partneret më kërkuan…

7 Prill 2025, 22:30 / POLITIKË ALFA PRESS

“Kam hakeruar telefona”, detektivja private rrëfen rastet: E

Detektivja private Shkenda Lili ja rrëfyer detaje në lidhje me investigimet që kryen në zyrën e saj.

Ajo u shpreh se ka arritur të hakerojë telefona që lidhen me punën e saj të investigimit.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit Top Story në Top Channel, Grida Duma, nëse ka pasur raste politikanësh, ajo u përgjigj që po.

Shkenda Lili: Kam hakeruar, me Android është më e lehtë, Iphone më të vështirë. Shikohet në rrjetet sociale, tentojmë me linqet, përgjimi në terren, pjesa e telefonit është me kleçkë, por dedektivët se nuk jam vetëm unë, i marrin përsipër për t’i bërë.

Grida Duma: Ka pasur politikanë që janë përgjuar?

Shkenda Lili: Të investiguar po, jo të përgjuar, nga familjarë, nga partnerë që duan të kenë një provë të shantazhojnë, të dinë diçka rreth objektivit.

Grida Duma: A është e vështirë të investigosh politikanë?

Shkenda Lili: Është e vështirë, janë të kamufluar.



Po ndodh...