Karamuço bën deklaratën e fortë: Prokurori i Metës, Sotir Kllapi është sulmuar dhe kërcënuar

23 Prill 2024, 23:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Karamuço bën deklaratën e fortë: Prokurori i Metës,
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se prokurori që ka dosjen e ish- presidentit Ilir Meta, është kërcënuar personalisht, por edhe familjarisht.

Sipas tij, është e vërtetë që ritmi i hetimit nuk ka qenë shumë i shpejtë, por mund të vlerësohet se ai është një hetim shumë i detajuar.

Për Metën ka qenë ka qenë një çështje e nisur me kallëzim. Çështjen e ka një prokuror akoma më korrekt për ligjin, i padepërtueshëm, siç është zoti Kllapi. Indirekte është kërcënuar ai dhe familja e tij. I janë parë ilegalisht dosjet e punës, vettingu. Çfarë s’kanë bërë, por nuk kanë arritur ta intimidojnë. Hetimi do shoqërohet me masa të caktuar personale. Kemi një familje që mund të arrestohet, burrë dhe grua. Ato po hetohen për një seri çështjesh. Nuk ka politikë penale që të falë njërin dhe të dënoj tjetrin. Kemi precedentin Ahmetaj. Nuk do të falet askush. Nëse ka prova do shkojnë në burg. Meta sulmon Dumanin sepse është drejtues i SPAK. Meta e di shumë mirë kush po ja kopsit dosjet. S’ka fare lidhje Dumani, por është Sotir Kllapi prokurori i Metës, i cili për disa çështje është shumë më lart se Dumani”, tha Karamuço.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128