Kasta politike e korruptuar/ Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe për largimin e Ramës dhe ortakëve të tij
Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të revoltës popullore kundër kastës së korruptuar politike 35 vjeçare, qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët paralajmërojnë protestën më të madhe të zhvilluar deri më tani para godinës së Kryeministrisë.
Qytetarë nga mbarë vendi pritet t’i bashkohen tubimit në Tiranë, ndërkohë që pjesëmarrje të lartë raportohet edhe nga diaspora shqiptare. Mijëra emigrantë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Europës për të qenë të pranishëm në protestën e sotme, e cila konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.
Protesta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.
Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Botërori, më shumë se futboll
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128