Katër pacientë humbën jetën pasi ikën dritat? QSUT reagon për akuzat e Albana Vokshit

8 Prill 2024, 14:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Katër pacientë humbën jetën pasi ikën dritat? QSUT

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të Albana Vokshit se disa ditë më parë në urgjencën e QSUT-së, ikën dritat për dy orë e për pasojë humbën jetën katër pacientë.

Sipas këtij institucioni, në 5 prill, ka pasur luhatje të energjisë elektrike, por ndërhyrje nga teknikët ka qenë e menjëhershme, ndërsa mohon akuzat për humbjen e jetëve.

“QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:

Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës. QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment”.

 

Po ndodh...