Kërkesa e SPAK në Kuvend, Hoxha: Janë përpjekur që Berishën ta “çmontojnë” pak nga pak

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me kërkesën e dërguar Kuvendit nga SPAK lidhur me ashpërsimin e masave të sigurisë për çështjen “Partizani”.
Në emisionin “Opinion”, Hoxha ka analizuar gjithë veprimet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme duke theksuar se procesi gjyqësor duket sikur e ka “çmontuar” gradualisht ish-kryeministrin.
Artan Hoxha: Këtë radhë duket sikur është punuar pak më me kujdes krahasuar me rastin tjetër sepse janë përpjekur që Berishën ta çmontojnë pak nga pak dhe të përdorin dhe reagimet e tij. Pra, masa e parë që u mor, pritën çfarë reagimi do kishte, pra çfarë mbështetje popullore ose lëvizja politike.
-Pse kalkulon dhe politikisht SPAK-u?
Artan Hoxha: Nuk them që e kalkulon SPAK-u, por nuk është i pandjeshëm se këtu jetojnë dhe ata. Së dyti, kur e panë që kjo gjë nuk krijonte këtë lloj problematike, kur panë dhe reagimin e Berishës, se mbase se kanë menduar që ai do bënte këtë lloj zgjedhje që në momentin e parë. Kjo dosje ka një gjë shumë të veçantë, nëse e shikon si hetim ka nisur në 2020-ën. Por emri i Berishës është futur vetëm në 2 Tetor të 2023. Masa është kërkuar në datë 16 dhe në 20 u firmos. Koha është shumë e shkurtër, vetëm në 2 Tetor është regjistruar emri i Berishës si person nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv. Më mbrapa ka dalë veprimi i Gjykatës që njëkohësisht ka shmangur Kuvendin, sepse Berisha tha të përballemi në Kuvend.
“Kjo që i është rezervuar tani Berishës dhe mënyra si po procedohet me rastin Meta duket që ata që e drejtojnë dhe qëndrojnë pas saj…Situata për mua nuk është më një çështje juridike, por politike sepse do jetë një vendim në Kuvendin e Shqipërisë”, përfundoi Hoxha.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





