Klodiana Lala tregon arsyen se pse avokati amerikan nuk u pranua të merrte pjesë në seancën ndaj Erion Veliajt

Joshua Roberts është avokati amerikan i cili nuk u pranua të merrte pjesë sot në seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në Apelin e GJKKO.
Avokati amerikan kërkoi që të merrte pjesë në seancë në rolin e vëzhguesit, por kërkesa e tij u refuzua.
Lidhur me këtë çështje, gazetarja Klodiana Lala, tha sot në emisionin “Open” në News 24, se avokati amerikan nuk u pranua për shkak se ligji shqiptar nuk lejon që në seanca gjyqësore të marrin pjesë palë të treta përveç se palëve të përcaktuara sipas ligjit siç janë avokatët e palës mbrojtëse dhe prokurorët.
Lala tha se mundësia e vetme që avokati amerikan të merret pjesë në seancë sot do të ishte nëse ai do të kishte kontratë me studio ligjore shqiptare dhe nëse do ishte i regjistruar në Shqipëri sipas ligjit shqiptar.
Klodiana Lala: Përfaqësuesi i një studio ligjore amerikane, i cili ditën e djeshme ka patur një takim të gjatë me Veliajn në qelitë e paraburgimit në Durrës, në prani edhe të avokatëve të Veliajt. Ai tha dje se ishte ë cilësinë e vëzhguesit. Ai u paraqit sot në Apelin e GJKKO në rolin e vëzhguesit. Ligji shqiptar nuk e parashikon që gjatë seancës për shqyrtimin e ankimimit të ketë palë të tjera përveç se palëve të caktuara. Në këtë aspekt Gjykata i bëri me dije se nuk mund të ishte i pranishëm në seancë.
Ka vetëm një mundësi që ai të ishte i pranishëm në gjykatën e Apelit, nëse do kishte kontratë bashkëpunimi me studio ligjore shqiptare dhe nëse do të ishte i regjistruar sipas ligjit në Shqipëri. Pra kjo ishte mundësia e vetme që ai të merrte pjesë në proces. Ai nuk bëri komete në dalje.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


