20 emrat e PD në Tiranë, kush garanton mandatin në listën e mbyllur

11 Mars 2025, 22:31 / POLITIKË ALFA PRESS

20 emrat e PD në Tiranë, kush garanton mandatin në listën e

Pas shumë listave të dala në publik, duket se ajo e Qarkut të Tiranës tashmë është konfiguruar. Kjo e detyruar edhe nga vendimet dhe veprimet konkrete të Aleancës.

Sipas të dhënave të publikuara edhe më parë, në listën e demokratëve të Tiranës pritet të jetë Sali Berisha, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, deputetja Albana Vokshi, sekretarja e diasporës Jozefina Topalli, kreu i FRPD-së Besart Xhaferri.

Gjithashtu, janë dy vendet të rezervuara për PL-në, siç është Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi, dhe emri i nëntë në këtë listë pritet të jetë Fatmir Mediu.Gjithashtu, CNA ka mësuar se emri i 10-të në listë mund të jetë Mesila Doda, e cila mund të jetë një nga emrat në listën e mbyllur, pra renditja mund t’i ndryshohet për shkak të faktit që do të garojë në emër të PDIU-së, ndërsa Shpëtim Idrizi, siç e theksuam, do të jetë në listën e hapur se bashku me kreun e PL-së, Ilir Meta.

Gjithashtu, pritet që në vazhdim të listës të jenë: Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Grigels Muçollari, Klevis Balliu, Hysen Kadiu, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Myslim Murrizi.  

Këto janë 20 emrat, që pritet të kandidojnë në Qarkun e Tiranës nga opozita, ku duket qartë që në listën fituese janë të rezervuara 4 vende të sigurta për aleatët, si Mesila Doda, Fatmir Mediu, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi, dhe gjithashtu, 2 vendet e tjera që janë Shpëtim Idrizi dhe Ilir Meta dhe në garën e tyre në listë të hapur duan të tregojnë forcën e votave që ata kanë dhe synimet si kandidatë individualë, por edhe subjektet që përfaqësojnë.

Pra nga 12 emrat e mbyllur, lista shkon në 14 thuajse emra të sigurt, në qoftë se opozita do të kapë një numër votash pak më shumë apo sa ato të vitit 2021.

Më pas do të ketë edhe emra të tjerë në garë, por me daljen e Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit në listën e hapur vështirësohet gara edhe për emrat e tjerë që do të jenë pjesë e listës së opozitës./CNA

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128