
Klodiana Lala jep detaje nga seanca ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, cilat janë provat e reja që rëndojnë pozitën e kryebashkiakut?

Gazetarja Klodiana Lala ndan detaje nga seanca që u mbajt sot në
Apelin e GJKKO lidhur me hetimet ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, e cila u shty për nesër.
E ftuar në emisionin “Open” në News 24, Klodiana Lala tha se të dhënat e reja që SPAK disponon kanë të bëjnë me kontrata të lidhura në mënyrë fiktive nga kompania e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, në të cilat përfshihet Erion Veliaj.
Sipas të dhënave të reja, Veliaj ka përfituar nga faturat fiktive të kompanisë së Ajola Xoxës.
Klodinana Lala: Fillimisht foli njëri nga dy avokatët e Veliajt, ai kërkoi shfuqizim të plotë të masës, sipas tij nuk ekzistonte asnjë rrezik që Veliaj të largohet jashtë vendit, sipas tij nuk kishte asnjë rrezik nga ana e Veliajt që të shkatërronte provat. Ata sugjeruan garanci pasurore në vlerën 50 mln euro të vjetra. Kur përfunduan avokatët, ishin prokurorët për të dhënë deklaratat e tyre.
Dumani 1 orë e 30 minuta ka këmbëngulur që Veliaj të qëndronte në të njëjtën masë sigurisë, se sipas SPAK ka prova dhe edhe prova të reja që e rëndojnë pozitën e Veliajt. Seanca ishte shumë e gjatë. Provat e reja i janë vënë në dispozicion vetëm avokatëve të Veliajt. Të dhënat e reja janë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e zonjës Ajola Xoxa, konsiderohen kontrata të lidhura në mënyrë fiktive dhe më pas të shoqëruara me transaksione bankare fiktive që mendohet që e shtojnë edhe më shumë skemën e pastrimit të parave.
Veliaj implikohet në këtë skemë jo vetëm se është bashkëshorti i Xoxës por ka përfituar përmes saj edhe për shkak të funksionit që ka patur si kryetar i bashkisë. Ka patur po ashtu të dhëna që kanë të bëjnë me fatura të sekuestruara në kompanitë e Ajola Xoxës por po ashtu të arra nga institucione të treta.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128