Po u kontrollonte furgonin me targa angleze, 2 persona dhunojnë fizikisht policin kufitar në Portin e Vlorës
11 Mars 2025, 22:20 / AKTUALITET

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, rreth orës 16:00, ku 2 persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me një punonjës të policisë kufitare, i cili po ushtronte kontroll mbi mjetin.
Sipas burimeve, dy personat kanë refuzuar kontrollin e plotë të furgonit, me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane.
Si pasojë e konfliktit, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa dy shtetasit janë ndaluar nga Policia e Vlorës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


