Manchester City bën gati 74 milionë euro dhe portierin për mbrojtësin e Newcastle

Manchester City po përgatit një lëvizje të rëndësishme në merkato për të forcuar repartin defensiv. Kampionët e Anglisë kanë vënë në shënjestër mbrojtësin e Newcastle United, Tino Livramento, i cili shihet si një profil ideal për filozofinë e lojës së Pep Guardiolës dhe si një investim strategjik për të ardhmen.
Sipas asaj që raporton “Fichajes”, klubi nga “Etihad” është gati të paraqesë një ofertë shumë të lartë: 74 milionë euro, shoqëruar edhe me kartonin e një lojtari, në përpjekje për të bindur drejtuesit e Newcastle.
Emri që City ka vendosur në tryezë është ai i portierit James Trafford, i cili aktualisht nuk po gjen hapësira të mjaftueshme pas afrimit të Gianluigi Donnarumma.
Trafford, në kërkim të më shumë minutave dhe vazhdimësisë në Premier League, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester City.
Për Newcastle, profili i tij përfaqëson një zgjidhje konkrete dhe të besueshme, duke pasur parasysh se klubi bardhezi kishte shfaqur interes për portierin anglez që në merkton e kaluar verore, para se City të mbyllte transferimin në momentet e fundit.
Nga ana e Newcastle, negociatat me një klub si Manchester City janë gjithmonë komplekse, por përfshirja e Traffordit në marrëveshje e bën ofertën më tërheqëse.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




