Berisha largon Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6

Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës, të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë.
Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë.
Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve.
Salianji kishte ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën, duke u fokusuar te aktivizimi i të rinjve dhe riorganizimi i strukturave lokale.
Pikërisht ky angazhim është parë si një aset politik, në një kohë kur opozita kërkon të zgjerojë ndikimin e saj dhe të rikthejë besimin e elektoratit.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
