Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës sëparë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar.
Ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhelidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit tëAtlantikut të Veriut.
Fluturimi inaugurues nga TIA do të realizohet më 19 qershor2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni qëdo të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me njëkapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatësezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.
Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturimedirekte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dheKanadasë. Vlerësohet se rreth 60 mijë pasagjerë në vit lëvizin nëkëtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe përnevojat e komuniteteve të diasporës.
Në Kanada jeton një komunitet i gjerë i diasporës shqiptare dheasaj rajonale, të cilët prej vitesh kanë pasur nevojë për një lidhjeajrore direkte me Shqipërinë. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhemë praktik për pasagjerët.
Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore, ndërsa Tirana forcon më tej rolin e saj si një pikë lidhëse ajrorepër rajonin.
Hapja e këtij destinacioni është rezultat i bashkëpunimit tëngushtë dhe efektiv ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Air Transat, duke reflektuar një angazhim tëpërbashkët për zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe përgjigjen ndajkërkesës së tregut me shërbime ajrore cilësore dhe të besueshme.
Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë iautoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasënë një kohë rekord.
Hapja e linjës Tiranë–Toronto është bërë e mundur edhe falëinvestimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në modernizimine Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat kanë siguruarkapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme përkëtë destinacion ndërkontinental.
Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar tëTiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:
“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritjemadhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë iparë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut.
Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmëtë gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dheKanadasë.”
“Jemi krenarë që bëhemi linja ajrore e parë që ofron shërbimdirekt pa ndalesë midis Amerikës së Veriut dhe Shqipërisë,” thaSebastian Ponce, Drejtor i të Ardhurave në Transat.
“Kjo linjë do të mbështesë rritjen e turizmit në Shqipëri dhe Ballkan, ndërsa do t’u ofrojë pasagjerëve në rajon akses të lehtë drejtKanadasë dhe lidhje të mëtejshme në të gjithë Amerikën e Veriutpërmes rrjetit tonë dhe partneritetit me Porter Airlines.”
Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të TIA-s dhe nënvizon fokusin strategjik të aeroportit në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyjekyçe e aviacionit për rajonin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
