Polonia sfidon Shqipërinë, Piszczek: Pres lojë të hapur, ndaj tyre duhet të jemi të kujdesshëm

18 Dhjetor 2025, 18:57 / SPORT ALFA PRESS

Polonia sfidon Shqipërinë, Piszczek: Pres lojë të hapur,

Polonia do të kërkojë një biletë për në Botëror, por fillimisht duhet të kalojë fazën Play Off. Në gjysmëfinale, polakët përballen me Shqipërinë, ndërsa në rast suksesi, në finale presin fituesin e Ukrainë-Suedi.

Ish-lojtari i njohur i Polonisë, të cilin e kemi parë edhe duke luajtur për Dortmundin, Łukasz Piszczek, bëri analizën e tij për sfidën me Shqipërinë.

“Kohët e fundit kemi luajtur shpesh me Shqipërinë. Kjo do të thotë se i njohim mirë ata, ashtu siç edhe ata na njohin mirë dhe i dinë sekretet tona.

Do të jetë një rival impenjues për Poloninë dhe duhet që të jemi të vëmendshëm ndaj tyre. Në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka.”- tha ai.

Po ndodh...

ide