
“Gjasat që Veliaj të lirohet nga burgu janë zero”- Avokati: Nëse ai është përgjuar në qeli…

Avokati Jordan Daci, foli sot në emisionin “Open” në News 24 , lidhur me seancën që u mbaj sot në Apelin e GJKKO për akuzat që rëndojnë ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Daci foli për provat e reja që SPAK paraqiti sot në seancë, të dhëna këto që dolën si rezultat i përgjimeve të VeliAjt nga prokurorët.
Avokati tha se përgjimet në burg janë legjitime, nëse për ato ka vendim gjykate.
Ai tha se gjasat që Veliaj të lirohet nga burgu janë zero, për shkak edhe të provave të reja nga përgjimet.
Avokati: Janë të ligjshme përgjimet në burg për sa kohë janë me vendim gjykate. Nuk mund të pretendohet për privatësi në burg, nuk ka privatësi. Edhe në shtëpi po e autorizoi gjykata, përgjohesh….Fatkeqësisht nëse ai ka rënë në përgjim, praktikisht çështja e tij ka humbur në atë gjykatë, dhe gjasat që ai ta ndryshojë atë vendim janë zero. Aty paska dhe prova të reja që tregojnë edhe me thelbin e akuzë. Në rrethanat e Veliajt asnjë shqiptar tjetër nuk ka asnjë mundësi të dalë nga burgu

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128