Komisioni TIMS/ PS kërkoi "lirimin" e Berishës nga arresti, Gjylameti: Bëra shaka!

8 Prill 2024, 13:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Komisioni TIMS/ PS kërkoi "lirimin" e Berishës nga arresti,

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi ‘Tims’ është mbledhur sërish.

Sali Berisha është futur në listën e dëshmitarëve, por kjo ka ngjallur debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Toni Gogu tha me ironi se po përpiqen të bëjnë gjyqin e Berishës dhe ta shpallin ta pafajshëm, por sipas tij kjo nuk është objekt i komisionit. Madje Gogo tha se kjo po e kthen komisionin në qesharak. 

Nga ana tjetër, kryetari Ervin Salianji i tha se ishte vetë Blerina Gjylameti që kërkoi në mbledhjen e parë që të thërritet si dëshmitar Berisha, Basha e Bardhi. Por deputetja socialiste Gjylameti thotë se kishte bërë ironi dhe nuk kishte patur seriozisht. Duket se loja me Berishën për ta nxjerrë nga arresti edhe për pak orë për ta faktorizuar në parlament pas marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit, në këtë rast është djegur nga ndërkombëtarët. Kjo shpjegon edhe "zbythjen" e socialistëve të cilët faktikisht e kishin kërkuar vetë Berishën si "dëshmimtarë" në parlament./Alfapress.al

 

Po ndodh...