Konferenca e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Tabaku: Sektori i teknologjisë nuk duhet të shihet si ‘lopë koncesionare’

20 Shtator 2022, 12:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Konferenca e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Tabaku: Sektori i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka qenë e ftuar në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ambasada Amerikane në lidhje me Qytetet Inteligjente. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se kjo është një nismë interesante, por Shqipëria është shumë pas nga ana e tknologjisë dhe kibernetikës, dhe dëshmues për këtë gjë, sipas saj janë sulmet e ndodhura së fundmi. 

Tabaku shprehet se siguria kombëtare ka dështuar nga strategjitë e qeverisë. Ajo ndër të tjera thekson se kjo nismë ka rëndësi jetike për kthimin e të rinjve që sot po largohen.

Postimi i plotë

Kënaqësi të isha pjesë e aktivitetit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ambasada Amerikane në lidhje me Smart Cities (Qytetet Inteligjente).

???? Një nismë tejet interesante për të rritur investimet e huaja amerikane në Shqipëri dhe për të modernizuar edhe më tej jetët dhe qytetet tona përmes teknologjisë.

???????? Shqipëria duhet të përfitojë sa më shumë nga kompanitë e ???? teknologjisë sidomos në fushën e ????informatikës, ????kibernetikës dhe jo vetëm. Nëse këto kompani janë me origjinë SHBA, një partner strategjik dhe jetik për ne, aq më pozitive është kjo qasje.

???? Fatkeqësisht Shqipëria është shumë pas në fushën e teknologjisë dhe kibernetikës. Sulmet e fundit kanë dëshmuar se Shqipëria nuk po shfrytëzon potencialin e mrekullueshëm të talenteve që ka në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike, Inteligjencës Artificiale (AI), ëeb 3 e me radhë.

⏳ Sot mbas 200 mln euro investime ne ketë fushë e shohim se strategjia e qeverisë ka dështuar dhe e ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Ne duhet të kemi një vizion dhe strategji të qartë mbrojtëse dhe ky sektor nuk mund të shihet si një "lopë koncesionare" apo si një hambar për t'u tenderuar.

Kjo mund të jetë dhe është një mënyrë dhe për të tërhequr investimet e huaja e për ta përdorur si brain gain për mijëra të rinj të talentuar që sot fatkeqësisht largohen.

Ndaj le të jetë kjo nismë, një hap me rëndësi dhe jetike për të shtyrë përpara jo vetëm investimet e huaja nga kompani me emër në fushën e teknologjisë. Por mbi të gjitha për të shndërruar vendin në një hub të zhvillimit teknologjik.

Konferenca e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Tabaku: Sektori i

 

Po ndodh...