
Korçë/ Transporti Urban në kolaps: Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik denoncojnë mungesën e shërbimit për qytetarët

Shërbimi i transportit urban në qytetin e Korçës vijon të jetë jashtë çdo standardi minimal, duke sjellë shqetësim të madh për qytetarët. Kandidatët për deputetë të Koalicionit Euroatlantik, Elvin Bregu dhe Marinela Ziu, kanë vizituar nga afër disa nga stacionet kryesore të autobusëve në qytet, pas ankesave të shumta që kanë marrë nga banorët.
Në një reagim të përbashkët, dy kandidatët kanë denoncuar vonesa të gjata – deri në një orë – të linjave të urbanit, ndërkohë që, sipas kontratës, autobuzët duhet të kalojnë çdo 30 minuta. Për më tepër, mjetet e transportit nuk janë të pajisura me ngrohje, çka e bën situatën edhe më të rëndë gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Ata shtojnë se kjo situatë është pasojë e një administrimi të paaftë dhe të shkëputur nga nevojat reale të qytetarëve.
Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik theksuan se do të jenë zëri i qytetarëve dhe do të vijojnë të denoncojnë çdo problem që lidhet me abuzimet në nivel vendor dhe qendror. Ata i bënë thirrje qytetarëve që të ndajnë shqetësimet e tyre, duke garantuar se zgjidhja nis me dëgjimin dhe përfaqësimin dinjitoz.
Postimi i plotë:
Sëbashku me kandidatin e Koalicionit Euroatlantik Elvin Bregu, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët korçarë, vizituam nga afër pikat e transportit publik apo urbanët e qytetit.
Konstatuam vonesa prej të paktën 1 orë të autobuzave, të cilat de jure duhet të vijnë çdo 30 minuta dhe autobuza pa ngrohje, të tillë edhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit jo vetëm tani. Për shkak të vonesave të pajustifikuara, sic duket edhe nga fotot, pjesa më e madhe e qytetarëve u larguan pa marre shërbim transporti.
Ne mbetemi të angazhuar në krahë të qytetarëve për çdo shqetësim dhe problematikë, për të cilën, ju ftojmë të na kontaktoni sepse ne besojmë fort se Korça meriton më shumë.
#KoalicioniEuroatlantik
#Voto4

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128