Kosova feston 23 vjetorin e çlirimit, Berisha: Kjo është një dite e shënuar historike për Kosovën

Ish kryeministri Berisha ka reagur për 23 vjetorin e clirimit të Kosovës nga serbët në një ofensivë ushtarake të drejtuar nga SHBA-të dhe NATO.
Berisha shkruan se kjo është një dite e shënuar historike për Kosovën, kombin shqiptar dhe NATO-n. Mirënjohje të pakufishme për ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“23 vjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë!
Të dashur miq, si sot 23 vjet më parë, pas tre muajsh bombardimesh të infrastrukturës ushtarake të Beogradit nga fuqitë ajrore të NATO-s, trupat tokësore të Aleances hynë si çlirimtare në Kosovë.
Kjo është një ditë e shënuar historike për Kosovën, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo është një ditë mirënjohjeje të pakufijshme për të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ushtritë dhe vendet anëtare të saj, në veçanti për SHBA-të dhe presidentin Bill Klinton që udhëhoqën betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Rroftë Kosova, rroftë NATO!”, ka shkruar kreu i PD-së.

-
Lija e majmunit, studiuesit italian: Gjendet prania e virusit në spe*më
12 Qershor, 14:54 -
Pas largimit nga Juventus, Dybala dhe Inter janë afër marrëveshjes
12 Qershor, 14:47
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

