KQZ vendos për mandatin e kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejes, Kristian Shkreli do të vijojë mandatin e tij. Ky ka qenë vendimi që ka dhënë sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Ky i fundit vendosi vijimin e mandatit të Shkrelit, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.
“Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, -tha Celibashi.
-
-
Detaje/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun
9 Prill, 13:08 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



