
Kreu i SPAK, Altin Dumani paralajmëron Berishën: Do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna për hetimet tona!

Kreu i SPAK Altin Dumani, është treguar kriktik me disa institucione, të cilat sipas tij vijojnë që të mos kallëzojnë raste të shkeljeve, pavarësisht apeleve të shumta të bëra nga ana e ti dhe Prokurorisë së Posaçme.
Në një takim informal me gazetarët, Dumani u shpreh se ka institucione që lënë për të dëshiruar, por se SPAK i ka inkurajuar vazhdimisht që të procedojnë me kallëzime, në rastet kur kanë dyshime për shkelje të ligjit.
Dumani u ndal edhe tek rasti i Inceneratorit të Tiranës, ku tha se pjesa se ku kanë shkuar paratë është ende nën proces hetimi, ndërsa pas sekuestros tashmë administrimi i takon shtetit.
“21 janari”, a është identifikuar emri i ndonjë ish zyrtari dhe a do të thirren persona të tjerë për t’u pyetur?
Dumani: Për pyetjen e parë nuk shprehem. Për të dyten, është kompetencë e prokurorit të çështjes për të thirrur persona të ndryshëm. Unë personalisht, preferoj që deshmitarët ti thërrat të fundit, pasi të grumbulloj prova, më pëlqen t’i ballafaqoj.
Çështja në fazën e hetimeve paraprake. Hetimet janë intenstive. Volumi hetimor shumë i madh.
Vendimi i Apelit për Berishën. Si ndiheni si jursit? Mund të përsëritet ky skenar edhe per Ilir Metën?
Dumani: Nuk kemi ndjeshmëri. Respektojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë të drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqësorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.
A kanë dalë kolegët tuaj në aplikacionin Sky dhe nëse po, a i keni administruar?
Dumani- Kur dy persona flasin për një të trete, jemi kujdesur te gjejme prova. Çdo indicie që ka dalë, një për një e kemi verifikuar. I kemi marrë në pyetje të gjithë.
U pyet për strategjinë për krimet zgjedhore.
Dumani: Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim.
Aplikacioni “Sky”, pse nuk është identifikuar në Shqipëri ndonjë politikan i implikuar?
Dumani: Nuk është e vërtetë, një ish-deputet, Jurgis Çyrbja është në qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky Ecc. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamofroza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucuonet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi pasur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.
Deklaratat e Arben Ahmetaj, për aktet korruptive, (episodi i Turqisë)
Dumani: Për efekt hetimi, nuk ndaj informacion.
Veliaj. Po hetohen veprat penale, a do ketë emër konkret që do regjistrojë SPAK për kryebashkiakun apo familjarë të tij?
Dumani: Çështja në fazën e hetimit paraprak.
Ekstradimi i Plarent Dervishaj dhe i Julian Mecces, do përdori SPAK të njëjtën rrugë për Durim Bamin?
Dumani- SPAK nuk ka çfarë përdor. Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë. Ne thjesht përgatisim letrat për ekstradim, me pjesën tjetër merret ministria e drejtësisë dhe ajo e brendshme kur bashkëpunon me Interpol.
Zbërthimi i aplikacionit “Matrix” a ka nisur puna për marrjen dhe administrimit e mesazheve, meqënëse dilnin përdorues edhe shtetas shqipfolës?
Dumani: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, nuk dua ta ndaj me mediat. SPAK është nje nga institucionet më te besueshme nga të gjitha institucionet, edhe për Europol.
Incineratori i Tiranës, a po e heton SPAK se si është zbatuar kontrata?
Dumani: Pjesë e hetimit dhe zbatimi i kontratës. Në momentin që është vendosur sekuestro Inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave
Pronat e ushtrisë, në cilën fazë janë hetimet dhe si i përgjigjeni komenteve të kryeministrit?
Dumani: Detaje nuk mund të ndaj. Komente nuk bëj as për kryeministrin dhe as për persona të tjerë. Preferoj të mos bej.
Olsi Rama, pezullimi i hetimeve?
Dumani: Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e OlsI Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.
Ç’po ndodh me çështjen “Toyota Yaris”?
Dumani: Dosja “Toyota Yaris” do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi. Patjetër, të gjithë janë të barabartë.
A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar”
Dumani: Duhet të kemi një indicie. Rast konkret për shqiptarë që të jenë konfiskuar pasuri jashtë, nuk ka. Kemi dërguar letër-porosi, por ende nuk kemi sekuestruar ndonjë pronë. Kemi pasur informacione.
Fondet e AZHBR-së a do dalë SPAK me përfundim hetimesh? A janë kryqëzuar të dhënat e OLAF-it me AZHBR?
Dumani: Me OLAF-in kemi bashkëpunim të mirë. Nuk mund të parashikoj mbylljen e hetimeve.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128