Kryebashkiaku kalon natën në qeli/ Zhulali: Arrestimi i Veliajt duhej të kishte ndodhur më herët

11 Shkurt 2025, 10:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryebashkiaku kalon natën në qeli/ Zhulali: Arrestimi i Veliajt duhej

Drejtuesja e Departamentit të politikës së jashtme në PD, Ilda Zhulali në një intervistë në Ora News u shpreh se arrestimi i Veliajt duhej të kishte ndodhur më herët.

Zhulali: Veliaj gjatë këtyre viteve që ka qenë kryetar i bashkisë Tiranë ka administruar një fond prej më shumë se 2 miliard euro.

Nga këto para ajo që dimë ne është se 145 milionë euro kanë ikur dëm sepse kanë shkuar për inceneratorin fantazëm.

Taksat e banorëve të Tiranës kanë shkuar për një shërbim që nuk kryhet.

Erion Veliaj pas denoncimeve që kemi kryer për aferën 5D ka abuzuar me 30 mil;ionë euro që janë marrë nga taksat e banorëve.

Kemi minimalisht një dëm prej rreth 300 milionë euro gjatë 10 viteve të administritmit të bashkisë Tiranë nga Veliaj.

Arrestimi i Erion Veliajt është i vonuar.

Duhej të kishtë ndodhur më herët.

Largimi i tij nga detyra duhej të kishte qenë urgjent sapo të ishin bërë denoncimet e para.

 

Po ndodh...