Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK
22 Maj 2024, 11:03 / POLITIKË

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet arsyeja, por Bufi është kallëzuar në SPAK nga koalicioni i Berishës e Metës për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.
Po ashtu rreth një vit më parë dega e PD Roskovec ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke e akuzuar për abuzim me tenderat.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
