“Rama merret me muzetë e rakisë…”/ Veliaj përballë Ols Dados! Gazetari Poli Hoxha: Absurde, shkon në Administrative dhe jo në gjyqin e tij në GJKKO!

Gazetari Poli Hoxha, e ka vlerësuar si absurd vendimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të marrë pjesë ditën e premte në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative dhe dhe jo në gjyqin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, Hoxha u shpreh se është tipike e politikanëve që merren gjithçka veçse në lidhje me thelbin e çështjes.
“Merren me çdo gjë tjetër, si Rama që merret me kanalet apo muzetë e rakisë dhe jo me problemet e vërteta që kanë bashkitë. Edhe në çështjen e Veliajt apo politikanëve që kanë punë me GJKKO apo SPAK, merren me çdo gjë tjetër, veç çështjes së tyre dhe pse janë aty.
Absurdi qendron deri aty sa Veliaj nuk shkon në seancën e vet, ku I ka nisur gjyqi në GJKKO, por shkon në Administrative. Lë qelinë e shkon në një gjyq se si është bërë procedura e prokurorit që e ka akuzuar. E gjitha kjo është në vlagën e asaj që merren me prokurorin, me jetën e tij, me detajet dhe deri tani nuk kemi dëgjuar as nga ai vetë gjë konkrete. Thotë Tirana mbeti me plehra dhe pa shkolla sikur fajin për këtë e ka prokuroria, e nuk merret me atë që është apo jo I fajshëm. Dhe vetë gjyqtari i tha që po del nga fokusi i çështjes”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

