Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Përgjigjet kreu i SPAK Altin Dumani: Po hetohet...
28 Dhjetor 2023, 12:58 / POLITIKË

Kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendndodhjen e ish-ministrit Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Dumani u tha gazetarëve se çështja është në hetim dhe se nuk mund të ndante me ta informacionet mbi vendndodhjen e Ahmetajt.
“Arben Ahmetaj për ne është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. S’mund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”– ka thënë Dumani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

