"Kundër korrupsionit"/ Media britanike "The Mirror": Një turmë njerëzish sulmuan me molotov një godinë qeveritare në Tiranë

Media britanike 'The Mirror' i ka shkruar këtë të shtunë për protestën e PD në Tiranë duke ju referuar portalit shqiptar në anglisht "Albanian Dayli News".
"Raportohet se protestuesit janë përpjekur të hedhin bomba molotov ndaj një ndërtese qeveritare. Një turmë njerëzish që po protestonin në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, hodhën kokteje molotov dhe fishekzjarrë drejt zyrës të kryeministrit Edi Rama, raportojnë mediat lokale.
Demonstrata, e organizuar nga Partia Demokratike në opozitë, u mbajt si reagim ndaj akuzave për korrupsion kundër zv/kryeministres dhe mblodhi mijëra njerëz, sipas Albanian Daily News.
Kriza politike në Shqipëri është thelluar që nga fundi i tetorit, kur prokurorët kundër korrupsionit akuzuan zv/kryeministren Belinda Balluku për ndërhyrje në kontrata të mëdha shtetërore. Ajo dyshohet se ka ndikuar në tenderë publikë për të favorizuar kompani të caktuara në projekte infrastrukturore, si Unaza e Madhe e Tiranës dhe Tuneli i Llogarasë", shkruan media e njohur britanike.

Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128