Kush e hartoi kodin e ri penal? Prokuroria e Përgjithshme nuk u pyet për kodin e ri penal

31 Korrik 2025, 10:49 / POLITIKË ALFA PRESS
Kush e hartoi kodin e ri penal? Prokuroria e Përgjithshme nuk u pyet

Pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me mënyrën e hartimit dhe përmbajtjen e Kodit të ri Penal ngrënë dyshime për fiktivitet në procesin e hartimit dhe konsultimeve të grupit të punës në lidhje me këtë draft.

Ky institucion këmbëngul se nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për Top News se është kërkuar në një moment një përfaqësues nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi një pjesë e përgjithshme të draftit të përfunduar nga grupi i punës dhe më pas në mesin e vitit 2023, kjo pjesë e përgjithshme e projektit të kodit i është dërguar për konsultim prokurorëve, por që nuk pati vijim konkret.

Në lidhje me korrespondencën me ish prokurorin Kujtim Luli, që është larguar nga detyra në tetor të vitit 2023, Prokuroria e Përgjithshme thotë se Luli ka qenë pjesë thjesht për të dhënë mendimin e tij dhe se ai nuk ka qenë pjesë e grupit të ngushtë të punës që hartoi draftin.

Sipas burimeve nga grupi i punës në hartimin e draftit të kodit të ri penal, Kujtim Luli ka dërguar propozimet e tij në lidhje me përmbajtjen e neneve 34 deri në 39 të ligjit.

Të njëjtat burime deklarojnë se prania e Lulit përgënjeshtron pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme se nuk ka qenë pjesë në hartimin e kodit.

Drafti është përballur me kritika nga Prokuroria e Përgjithshme, që e ka konsideruar represiv, nga Dhoma e Avokatisë, që e ka cilësuar inkuizator dhe nga shoqata të mediave që e konsiderojnë hap pas në garantimin e lirisë së shprehjes.

Po ndodh...

ide