"Lanë qytetin pa “kokë”/ Rama reagon për herë të parë pas arrestimit të Veliajt: U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq

11 Shkurt 2025, 09:00 / POLITIKË ALFA PRESS

"Lanë qytetin pa “kokë”/ Rama reagon për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë publike, ai e cilësoi këtë ngjarje si tepër të rëndësishme dhe theksoi se nuk mund ta kalojë me “s’kam koment”.

Deklarata e Ramës:

"Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me ‘s’kam koment’."

Rama tha se nuk do të mbajë më për vete opinionet e tij në lidhje me drejtësinë dhe se në çdo rast, kur ajo bën punën e saj, ai do të shprehë mendimin e tij.

Rama: Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “skam koment”.

Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mija. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj. Sot opinioni im është ky:

Drejtësia e re ka fituar vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vijojë njëlloj, por nuk ka pse mos shprehim edhe opinionet kritike, që do të ndihmojë edhe më tej konsolidimin e saj.

U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamëerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim.

Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.

Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe kua kua-të.

Po ndodh...