Lapajt si del e keqja me zgjedhjen e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit: Figurë pa moral! Tradhtoi kauzat

Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, ka shpërthyer sërish ndaj ish-mikut të tij, Endri Shabani, pasi ky i fundit, ditën e djeshme u zgjodh me votat e socialistëve si Avokati i Popullit.
Lapaj tha se ligji për Avokatin e Popullit, kërkon që personi që mandatohet si Avokat të Popullit, duhet të ketë një figurë të lartë morale, ndërsa sipas tij, Endri Shabani nuk e plotëson këtë kriter, pasi është tradhtar kauzash.
Po ashtu, kreu i “Shqipëria Bëhet” tha se ish-aleati i tij në zgjedhjet e 11 majit, ishte i përfshirë në politikë.
“E para ligji për Avokatin e Popullit, kërkon që personi që mandatohet si Avokat të Popullit, duhet të ketë një figurë të lartë morale. E figura e lartë morale, nuk mund të arrihet duke tradhëtuar kauzat. E dyta, Avokati i Popullit duhet të jetë i ndarë nga ndasitë politike, ndërkohë që zotëria ishte kryetar i një partie politike dhe në koflikt të hapur me votuesit e partive të tjera politike, si PD dhe PS.
Dhe ajo që vlen të theksohet, është fakti që vlen të theksohet, është pse ndodhi kjo. Pse ndodhi që një njeri që dilte më një merimangë në dorë nëpër Shqipëri dhe me gërshëri në dorë thoshtë që këmbët e merimangës duhet të priten për të goditur sistemin. Dje shkoi u bë avokat i popullit me firmat e PD-së dhe me votat e PS-së”, tha Lapaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

