Person kryesor në sherrin masiv në Shkodër, “Shqiponjat” arrestojnë 17-vjeçarin, lidhja që kishte me njërin nga adoleshentët

Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar një 17-vjeçar me iniciale A.K, i cili dyshohet si një prej personave kryesor në konfliktin që u shënua mëngjesin e kësaj të premte në Shkodër.
17 vjeçari është vëllai i një personi tjetër që është nxënës në shkollën e mesme “Shejnaze Juka” ndërsa edhe personi tjetër i konfliktuar me dy vëllezërit është nxënës i shkollës.
Në këtë konflikt mbetën tre të dëmtuar nga sende të forta dhe thikë ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi më herët policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

