Ndahet nga jeta babai i ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani

12 Dhjetor 2025, 17:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndahet nga jeta babai i ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani

Faik Nishani, babai ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë këtë të premte.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e dha vajza Fiona Nishani, vajza e ish-presidentit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërsa më tej ajo deklaron se varrimi do të bëhet nesër, më 13.12.2025, në orën 11:00, te Varrezat e Reja në Durrës.

Postimi

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit tonë të dashur, Faik Nishani.

Do të na mungojë gjithmonë kujtimi, urtësia dhe dashuria e tij.

Varrimi do të bëhet nesër, më 13.12.2025, në orën 11:00, te Varrezat e Reja në Durrës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.

 

Po ndodh...

ide