Bardhi takon ndihmës prokuroren e Përgjithshme të SHBA: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit rruga e vetme që Shqipëria të ecë përpara!

12 Dhjetor 2025, 19:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Bardhi takon ndihmës prokuroren e Përgjithshme të SHBA: Lufta

Gazment Bardhi është takuar me ndihmës prokuroren e Përgjithshme të SHBA, gjatë vizitës së tij në Washington DC.

Në një reagim bë Facebook, Bardhi nënvizon se përkushtimi i SHBA në luftën kundër korrupsionit është lajm i mirë për Shqipërinë.

Gjatë qëndrimit në Washington DC, kisha kënaqësinë të takohem me Ndihmës Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, znj. Harmeet K. Dhillon.

Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE.

Po ndodh...

ide