Real Madrid, ultimatum për Xabi Alonson, vendosin tri ndeshjet e ardhshme

E ardhmja e Xabi Alonsos te Real Madridi po varet gjithnjë e më shumë nga rezultatet e afërta.
Pas humbjes në Champions League ndaj Manchester City-t, mediet spanjolle raportojnë se trajneri spanjoll ka marrë një ultimatum: tri ndeshjet e ardhshme, ndaj Alaves, Talavera në Copa del Rey dhe Sevilla, do të jenë vendimtare për vazhdimësinë e tij.
Kritikat ndaj Alonsos fokusohen kryesisht tek gjendja fizike e skuadrës dhe rezultatet e dobëta të fundit, me vetëm 2 fitore në 8 ndeshjet e fundit.
Pavarësisht se tri ndeshjet e ardhshme duket se ofrojnë mundësi për rikuperim, situata me mungesat për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve e vështirëson punën e tij.
Pasuesit e mundshëm të Xabi Alonsos
Florentino Perez po shqyrton tashmë mundësitë për trajnerin e ri.
Emri që e tërheq më shumë presidentin është Jurgen Klopp, i cili megjithatë është ende nën kontratë me Red Bull dhe nuk duket i gatshëm të rikthehet në stol gjatë sezonit.
Një tjetër opsion i diskutuar është një rikthim i Zinedine Zidane, i cili do të marrë drejtimin e Francëx pas Botërorit.
Në këtë moment, pista më konkrete duket të jetë Alvaro Arbeloa, aktualisht trajner i Real Castilla-s.
Në sfond qëndron edhe Santiago Solari, ish-trajner i Realit në sezonin 2018–19 dhe aktualisht me rol drejtues, i cili mund të rikthehet vetëm në rast emergjence.
Gjithçka do të varet nga performancat e Xabi Alonsos në tri ndeshjet vendimtare, të cilat mund të përcaktojnë fatin e tij te Real Madrid.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
