Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Tregu shqiptar i punës ka shënuar një ndryshim të qartë në strukturën e pagave gjatë dy viteve të fundit. Pagat më të ulëta janë tkurrur me ritme të shpejta, shtresat e mesme janë forcuar, ndërsa segmenti i pagave të larta po rritet vazhdimisht, edhe pse me hapa më të ngadaltë. Këto lëvizje flasin për një transformim të brendshëm të ekonomisë, të diktuar si nga presionet e tregut, ashtu edhe nga politikat e pagave.
Por, tremujori i tretë i vitit 2025 sjell një ndryshim interesant për segmentin e pagës minimale.
Në tre muajt e tretë të vitit vërehet një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale, krahasuar me një vit më parë, por krahasuar me tremujorin e dytë të po të njejtit vit pesha është rritur. Nga 12.4%, pesha është ngjitur në 12.7%. Kjo rritje e lehtë mund të lidhet me punësime sezonale ose me hyrje të reja në tregun e punës që nisin pikërisht nga niveli minimal i pagës.
Nga ana tjetër, krahasuar me tremujorin e dytë duket se kanë ngecur fashat e pagave nga 95 mijë lekë deri në 120 mijë lekë dhe nga 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë.
Ndërkohë është shtuar kategoria e punonjësve që marrin paga të larta. Kjo zhvendosje sugjeron një shpërndarje më të balancuar të të ardhurave dhe një strukturë pagash më të orientuar drejt niveleve të mesme dhe të larta.
Segmenti i të punësuarve që përfitojnë mbi 120,000 lekë në muaj po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Nga nivelet rreth 9-10% në vitin 2023, ai ngjitet në 13-14% gjatë vitit 2024 dhe vazhdon të rritet lehtë në 2025 në 14.2%. Ky trend pasqyron kërkesën gjithnjë e më të madhe për profesionistë të kualifikuar dhe për pozicione që lidhen me sektorë me produktivitet më të lartë.
Megjithatë, kjo rritje tregon edhe një realitet tjetër, segmenti i pagave të larta ende mbetet i ngushtë. Shqipëria është larg krijimit të një tregu pune me një bazë të gjerë profesionistësh të paguar mirë, gjë që kufizon potencialin e shpejtë të zhvillimit ekonomik./SCAN
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


