Në kërkim për mashtrim nga Shqipëria, arrestohet në Brazil ish-ministri peruan

12 Dhjetor 2025, 21:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim për mashtrim nga Shqipëria, arrestohet në

Policia Federale e Brazilit arrestoi në Rio de Janeiro Manuel Blacker Miller, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Perusë gjatë qeverisë së Alberto Fujimorit. Ai ishte në arrati prej shtatë vitesh dhe akuzohet për mashtrim financiar të kryer në Shqipëri.

Sipas autoriteteve braziliane, Blacker Miller ishte i përfshirë në listën e Difuzionit të Kuq të Interpolit dhe u kap nga agjentët e Policisë Federale në lagjen Flamengo. Ai kërkohej nga drejtësia shqiptare për dyshime të lidhura me një mashtrim financiar, akuzë të cilën ai e ka mohuar gjithmonë. Sipas dënimit të dhënë në Shqipëri, ish-diplomati duhet të vuajë tetë vjet burgim.

Arrestimi u krye nga Njësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të PF-së, në zbatim të urdhrit të arrestit paraprak për qëllime ekstradimi, të lëshuar nga Gjykata Supreme Federale e Brazilit. Blacker Miller do të transferohet në sistemin penitenciar të shtetit dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në finalizimin e procedurës së ekstradimit drejt Shqipërisë.

Sipas hetimeve të policisë shqiptare, mashtrimi i supozuar lidhet me parregullsi në projektin e ndërtimit të një inceneratori për djegien e mbetjeve në një qytet shqiptar. Miller dyshohet se kishte premtuar një investim që nuk e realizoi kurrë.

Manuel Blacker Miller ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm të Perusë në vitin 1991 dhe më parë ka qenë i dënuar në vendin e tij. Në nëntor të vitit 2007, drejtësia peruane e dënoi atë me katër vjet burg, në një tjetër proces penal.

Po ndodh...

ide