Aksident në Kosovë, humbin jetën dy shtetaset nga Shqipëria, një prej tyre ekspertja e njohur e ekonomisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën "Ibrahim Rugova" ku kanë humbur jetën dy shtetase nga Shqipëria. Mësohet se ato janë Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, dhe Eorda Sinollari, konsulente biznesi pranë Dhomës, si pasojë e një aksidenti rrugor në Kosovë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:40, ku një kamion me targa të Kosovës është përplasur me një veturë me targa të huaja.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesja e veturës dhe pasagjerja humbën jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit pësoi lëndime. Drejtuesja e mjetit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetra u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Elisabeta Katiaj ishte një figurë e njohur në komunitetin e biznesit shqiptar dhe diasporës, e angazhuar në ndërkombëtarizimin e sipërmarrjes dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse.
Ajo luajti rol kyç në afrimin e investitorëve të huaj dhe në nismat e Dhomës së Biznesit të Diasporës, duke promovuar projekte me ndikim për Shqipërinë dhe diasporën.
Si bashkëthemeluese e Rrjetit të Gruas së Diasporës Shqiptare, Katiaj la një trashëgimi të rëndësishme në mbështetje të barazisë gjinore dhe zhvillimit të sipërmarrjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
