Gjermania akuzon Rusinë për sulm kibernetik dhe ndërhyrje në zgjedhje

12 Dhjetor 2025, 20:57 / BOTA ALFA PRESS

Gjermania akuzon Rusinë për sulm kibernetik dhe ndërhyrje në

Gjermania ka akuzuar Rusinë për një sulm kibernetik ndaj kontrollit ajror dhe përpjekje për ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke thirrur në një takim ambasadorin rus në Berlin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane deklaroi se inteligjenca ushtarake ruse ishte përgjegjëse për “një sulm kibernetik ndaj kontrollit të trafikut ajror gjerman në gusht 2024”.

Ai shtoi se Rusia ka tentuar gjithashtu të ndikojë dhe destabilizojë zgjedhjet federale të mbajtura në shkurt të këtij viti.

Sipas tij, Gjermania, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët europianë, do të ndërmarrë masa kundërpërgjigjeje për t’i bërë Rusisë të “paguajë një çmim për veprimet e saj hibride”. Nga ana e Moskës nuk ka pasur ende një reagim.

Po ndodh...

ide