Berisha pas vendimit të Kushtetueses: Rama e shpëtoi Ballukun, do të nisim protestat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Nga një takim me qytetarët në Elbasan, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndikuar në vendimin e gjykatës dhe paralajmëroi nisjen e protestave të pandalshme deri në largimin e qeverisë.
Ai njoftoi se të shtunën në mesditë do të mblidhet urgjentisht Kryesia e PD-së, për të vendosur kalendarin e protestave dhe strategjinë e veprimit opozitar pas vendimit të Kushtetueses.
Berisha: Sot i hoqi masën e pezullimit. Shkon nesër në zyrë si zv kryeministri. E mori Ramën për fyti. Në Ankara e mori Rama Lubinë, kur bën pazarin e tunelit te Llogarasë. Diktoi çdo gjë sot Rama diktoi gjykatën dhe hoqi masën e pezullimit. Ne do ngrihemi dhe nuk do rendim gjer në largimin e tij. Ata që janë gati, me ata do ngrihemi. 3000 shqiptarë janë gati që nesër. Do shtohemi. Nuk rrihet më. E liroi. Për të zgjedhë kryetari i SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama. A ecet kështu? Kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë. O do votojmë të lirë ose do shuhemi.
Nuk mund të rrijmë në funksion të një farse. Janë diktaturat që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Ndaj dhe nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendosë me urgjencë për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Pati që nuk e kuptuan si duhet protestën e kryeministrisë. E filluam për të zenë vendin. Aty ditë e natë deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Është sheshi ynë, sheshi i fitores.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
