“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, policia ndërhyn sërish dhe u heq çadrat

12 Dhjetor 2025, 19:13 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë,

Prej disa ditësh, një grup qytetarësh dhe aktivistësh të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, po mban një protestë para Kryeministrisë.

Ata kundërshtojnë qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzime me tenderët publikë.

Gjatë mbrëmjes së sotme protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt, pasi policia i ka kërkuar sërish që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.

Po ndodh...

ide