Rama u rrit rrogën vartësve tek Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare

Në një kohë kur qytetarët përballen me rritje çmimesh, inflacion dhe mungesë investimesh në shërbimet bazë, kryeministri Edi Rama zgjedh të shpërndajë bonuse të majme për vartësit e tij.
Qeveria ka miratuar sot strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe shtesën e kualifikimit, të cilat do të jenë të njëjta me ato të administratës së përgjithshme shtetërore.
Për disa pozicione parashikohen edhe shtesa të veçanta për kushtet e punës. Titullari i institucionit do të marrë 150 mijë lekë shtesë në muaj, drejtorët e disa drejtorive 40 mijë lekë, shefat e sektorëve 35–50 mijë lekë, ndërsa specialistët 30 mijë lekë. Shtesat ndryshojnë sipas profilit dhe përgjegjësive të detyrës.
Kryeministri vijon kështu me shembujt e favorizimit të elitës burokratike, ndërsa pjesa më e madhe e punonjësve dhe qytetarëve mbeten me paga minimale dhe kushte të vështira jetese.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
