Largimet nga Kuvendi për garën e 14 majit, dy kandidatë për deputetë refuzojnë mandatin në Parlament, emrat e rinj që futen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Parlament si pasojë e kandidimit për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Por në rendin e ditës bie në sy fakti që dy kandidatë për deputetë që ishin në krye të renditjes për të marrë mandatet nuk e kanë pranuar atë.
Kështu pas largimit të Benet Becit nga lista e PS-së në Shkodër, në radhë për ta marrë mandatin ishte Ilir Beqja, por siç mësohet edhe nga rendi i ditës i publikuar Beqja nuk e ka pranuar mandatin.
Në renditjen e KQZ-së, pas Beqjes është Frrok Gjini, i cili pritet të marrë edhe mandatin e deputetit.
E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia që nga ana e tij po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.
Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Parlament pritet ta marrë Lodovik Hasani.
Rendi i ditës
“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë së kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Shkodër, z. Ilir Hamit Beqaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë së kandidatit të radhës në listën shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Qarku Shkodër, z. Bardh Ali Spahia, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
-
Zyrtari amerikan, Escobar i shkon në zyrë Alibeajt
12 Prill, 10:45 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



