LISTA/ PD zyrtarizon rezultatet e Primareve për 11 Qarqe, mungon Vlora

2 Mars 2025, 23:08 / POLITIKË ALFA PRESS

LISTA/ PD zyrtarizon rezultatet e Primareve për 11 Qarqe, mungon Vlora

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD (KOKOE) ka publikuar rezultatet e procesit të Primareve për 11 Qarqe, rezultate të cilat do të kenë një peshë të rëndësishme në zgjedhjen e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.

I vetmi Qark që mungon është Vlora, pasi ashtu siç u konfirmua më herët edhe nga KOKOE, një prej qëndrave të votimit në këtë qark ka rezultuar me problematika.

Gjitashtu, edhe për Qarkun e Tiranës rezultati është pa qendrat e votimit në Vorë dhe në Paskuqan, të cilat janë shpallur të pavlefshme, për shkak të problematikave.

Në secilin prej Qarqeve, KOKOE ka vendosur edhe kuotën minimale, për të cilat emrat e kandidatëve do të shkojnë në Kryesi, ndërsa ata që kanë marrë më pak vota se sa kuota minimale do të përjashtohen automatikisht.

Më i votuari në Qarkun e Tiranës rezulton kryetari i degës së Kavajës, Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 737 vota. I treti rendit Grigels Muçollari me 666 vota, teksa pas tij renditet Jorida Tabaku me 651 vota dhe më pas mjeku Ilir Alimehmeti me 603 vota.

Sa i përket Qarqeve të tjera,

Kuotat minimale për të kaluar emri i kandidatit në mbledhjen e Kryesisë

Demokratët pretendojnë se në procesin e Primareve kanë votuar në total 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.

 

Po ndodh...

ide