
Mandati i Fredi Belerit dhe 11 kryetarëve të tjerë, diskutohen sot në KQZ, pritet vendimi

25 Maj 2023, 11:14 / POLITIKË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot një tjetër mbledhje, ku do të japë vendimin për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.
Mes këtyre është edhe bashkia e Himarës, për kandidatin Fredi Beleri që ndodhet në burg, me akuzën për shitblerje votash.
Mbledhja nis në orën 11.30 dhe mbetet për të parë se çfarë vendimi do të marrë KQZ për rastin në fjalë.
Kujtojmë që Fredi Bleeri dhe miku i tij, Pandeli Kokoveshi janë ndaluar në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128