Mbaron java e parë e revolucionit Berisha/ Rama nuk iku as me fishkëllima

18 Shkurt 2023, 19:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbaron java e parë e revolucionit Berisha/ Rama nuk iku as me

Java që kaluam ishte vërtet një javë me pritshmëri të mëdha, pasi të gjithë sytë ishin nga opozita që kishte paralajmëruar një revolucion të vërtetë.

Të shumtë ishin ata nga radhët e opozitës që e besuan dhe filluan të thonë që këto janë ditët e fundit të Ramës dhe se ai do të ikte me vrap nga kryeministria.
Por java u mbyll me disa episode komike ku çdo skandal i qeverisë u harrua dhe Berisha filloi një lojë të re pa fillim e pa fund.

Protesta para 1 jave e Berishës nuk solli as rritje numrash dhe as përforcim kauzash, pasi Berisha fillo të lëvizte nëpër dyert e institucioneve me ata pak njerëz që e ndiqnin në mënyrë të dëshpëruar, duke besuar se po e arrin pikën kulmore të revolucionit.
Turma e paorganizuar po shihte para syve një Berishë të paorientuar. Ky i fundit hipi mbi bunker, shkoi te dera e Bashkisë së Tiranës dhe vazhdoi të shkojë nëpër dyert e institucioneve të tjera.

Kjo e nxori zbuluar Berishën që ishte nisur në një protestë pa plan e pa ide.
As Meta nuk e ndoqi nga pas deri në fund, por kur ju tërhoq veshi dhe Meta filloi të brohorasë me të madhe thirrjet për protestën e të hënës para parlamentit.

Protesta e dytë para parlamentit pritej të ishte dhe një betejë brenda sallës së kuvendit por Berisha prishi çdo grimcë serioziteti duke e banalizuar atë seancë parlamentare. Berisha tha se kishte disa video erotike në telefonin e tij, që përfshinin disa njerëz pranë qeverisë por që nuk do ti bënte publike kurrë.
Berisha harroi McGonigal dhe i dha rëndësi videove erotike që mban në mjetin e tij digjital. Seanca u mbyll dhe asnjë betejë parlamentare për McGonigal nuk u zhvillua duke e çuar kështu ujë në mullirin e Ramës.
Pas mbarimit Berisha thirri një tjetër protestë të enjten ku do të arrihej përsëri kulmi i revolucionit. E ndoshta për të enjten vërtet disa njerëz prisnin diçka por as të enjten nuk pati surpriza. Opozita vazhdoi të merrej me bilbila dhe fishkëllima në kuvend, duke i vënë vulën përfundimtare revolucionit Berisha-Meta.


E kur revolucioni i shkurtit u mbyll me ca bilbila dhe video erotike, nuk dihet se çfarë pritet të ndodhë në revolucionin e marsit. Ndërkohë që ata që e ndjekin janë kurioz nëse Berisha do ti ketë ende videot në telefon apo do ti ketë fshirë.
Revolucioni kështu po zbehet dhe në kuptimin e tij thelbësor të fjalës, pasi në një vend të vogël në ballkan, fjala revolucion po kthehet në një fishkëllimë dhe fryrje bilbili. E cili kryeministër në botë dha dorëheqjen nga fishkëllimat?

 

Po ndodh...