Mbrojtja e Veliajt, Shehaj: Absurde që elita e artistëve justifikon një të akuzuar për korrupsion nga SPAK

6 Mars 2025, 22:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbrojtja e Veliajt, Shehaj: Absurde që elita e artistëve justifikon

Një numër i madh artistësh dhe personazhesh të njohur të shoëbiz-it kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Agron Shehaj, kryetar i Partisë “Mundësia”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se është problem madhor fakti se disa artistë shqiptarë sot justifikojnë moralisht një person të akuzuar për korrupsion nga SPAK.

“Askush nuk i bën përshtypje, ose i bëhet fare pak përshtypje, që elita artistike, kulturore dhe sportive, si dhe persona të njohur publikë, marrin anën e dikujt që është zyrtarisht i akuzuar për korrupsion nga SPAK dhe askujt nuk i bën përshtypje.

Ky është një problem shumë i madh për shoqërinë, sepse këta individë, në njëfarë mënyre, justifikojnë moralisht ata që akuzohen se kanë kryer vjedhje.

Mua më ndodh shpesh që kam folur për korrupsionin dhe kam debatuar me gazetarë që mbronin të korruptuarin. Kush na ka ndjekur ka thënë se qenka normale që këta të pestë kanë justifikuar vjedhjen”- tha Shehaj.

 

Po ndodh...