
Aleati Kujtim Gjuzi: Në listën e Berishës ka njerëz të Sorosit. Rama thotë se jam simpatik, po e kuptova që ishte...

Kujtim Gjuzi ka folur për Report TV.
Ai tha se brenda në listat e PD-së për Tiranën ka emra që janë përfaqësues të Sorosit.
Gjuzi tha se vetë nuk do jetë në listën për deputet dhe parashikoi se koalicioni opozitar do fitonte deri në 77 mandate deputetësh.
Ai ‘emëroi’ Berishën si kryeministër ose president, teksa nënvizoi se “Rama është i rrëzuar nga Shqipëria Madhështore”.
“E kam thënë edhe herë tjetër, Berisha është Skënderbeu i dytë. Kemi mbi 4 mijë vota. Të gjithë të përcjellim emra te PD-ja, ajo është partia më e madhe e opozitës.
Unë nuk do jem në listë, por ftoj avokatin Merkoçi të jetë pjesë si konservator i vjetër, firmën e vulën ia jap dhe ta dërgojmë atje.
Mos u merr me Skënderbeun e dytë se do ishe në burg, do ishim të dy në burg (i drejtohet Merkoçit që ndërhyn dhe nuk është dakord).
Çfarë duhem unë në Parlament, unë në listë dua njerëz të Tiranës, nuk dua njerëz të Sorosit.
Por në listën e Tiranës së PD-së, ka të paktën 4-5 emra që janë të Sorosit”, tha Gjuzi.
Ai iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i mbaruar politikisht dhe pse kërkon t’i ngjajë Ismail Qemalit.
“Rama gjoja më lavdëroi, Kujtimi simpatik tha, ajo është sarkazëm. Skënderbe është Sali Berisha zotëri, se për ty do ishim në burg.
Na ke vjedhur votat më 2021, ti do më u bë Ismail Qemali, ka lënë mjekrën si ai. Rama është i dorëzuar me çështjen McGonigal, ekstradimi i tij, e tha Berisha. Berisha nuk ka faj për ato që ndodhën në PD, përgjegjësi, ishte Basha në krye të partisë. Rama është i mbaruar nëse nuk bënte qeverinë tranzitore.
Ramën do e rrëzojë Shqipëria Madhështore. Rikthimi i tretë i Sali Berishës, unë i them Skënderbeu i dytë atij. Nuk e vë dy herë në presion Sali berishën unë, e vura një herë në 2021, s’e bëj dy herë gabimin.
Baca ka mbrojtje të fortë, ça është Albania 1 e Albania 2 (satelitët). Vangjel Dule është çam, ia kam thënë edhe hirësisë së tij të ndjerë (Janullatosit).
Berisha ka mbyllur një listë me 12 emra, 4-5 prej tyre janë njerëz të Sorosit. Berisha do bëhet kryeministër, president apo skënderbeg i dytë në rikthim. Maksimalisht aleanca opozitare do shkojë 77 mandate”, tha ish-deputeti.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128